UBT News

Po rihapet lokali ku performuan Madonna, Prince, Amy WineHouse dhe emra të tjerë

Lokali historik i muzikës në Londër, KOKO, ku performuan yjet sikurse Madonna, Prince, Amy Winehouse dhe Coldplay, do të rihapet pranverën e ardhshme pas rindërtimit që kushtoi 100 milionë dollarë.

Lokali në Camden, në veri të Londrës, fillimisht ishte teatër në shekullin e 19-të, ku Charlie Chaplin doli në skenë, u rindërtua dhe restaurua për një periudhë trevjeçare.

“Jam i lumtur të ju njoftoj se po ua rikthejmë KOKO-n muzikantëve, artistëve dhe fansave pranverën e ardhshme, me një teatër të restauruar bukur dhe me muzikë live, që do të jetë një eksperiencë unike për secilin që vjen”, deklaroi bashkëthemeluesi Olly Bengough.

Me investimin prej 97 milionë dollarësh u bashkuan tri ndërtesa – ish teatri, një pijetore e vjetër dhe fabrika e ish-pianos, dhe u restaurua kupola e ndërtesës e cila ishte shkatërruar nga zjarri./UBTNews

Exit mobile version