UBT News

​Planifikuan rrëmbimin e një 49-vjeçari, ndalohen katër persona në Sarandë

Katër persona që dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në Sarandë janë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbeu”, kur pas kontrollin në makinën e Angelos Tsimperis me pasagjerë shtetasit Juljan Brinja, Sandri Brinja e Gjergji Prenga, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike.

Katër të ndaluarit dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në qytetin bregdetar. Nuk dihen shkaqet, ndërkohë që ndaj të ndaluarve pritet të nisë hetimi për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”./tch

Exit mobile version