UBT News

Planifikimi i Realit: Mbappe dhe Pogba të transferohen në verë

Real Madridi është duke u përgatitur për dy super goditje në afatin kalimtar të transferimeve. Bëhet fjalë për dy yje të futbollit botëror, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Klubi nga madridi ka bërë të qartë dëshirën për t’i pasur në skuadër dy yjet francez, që janë në pronësi të Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit.

Sipas 90min, mbretërit janë të gatshëm që ta bindin PSG-në dhe Djajtë e Kuq për futbollistët e tyre. Reali po planifikon që të paguajë Mbappen me këste dhe në këtë mënyrë do të kishte fonde të mjaftueshme që ta transferonte edhe Pogban, të cilin është duke e kërkuar edhe Juventusi./UBTNews

Exit mobile version