UBT News

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Moderne në UBT nisin dorëzimin e abstrakteve

UBT kanë nisur aplikimet dhe pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Muzikën Moderne dhe Prodhimin e Audios (IC-MDM), e cila këtë vit zhvillohet si pjesë e edicionit të 14-të të UBT International Conference for Business, Technology and Innovation, me fokusin kryesor: “Resilience and Sustainability”.

Kjo konferencë synon të mbledhë së bashku shkencëtarë, studiues, kompozitorë, producentë, artistë dhe praktikues nga fusha të ndryshme të muzikës dhe teknologjisë së zërit, për të ndarë përvoja, rezultate kërkimore dhe praktika bashkëkohore që lidhen me zhvillimet më të fundit në muzikë dhe audio.

Fushat kryesore të interesit për përzgjedhje përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):

  • Antropologjia Muzikore
  • Historia e Muzikës & Muzikologjia
  • Instrumentet Muzikore & Performanca
  • Didaktika dhe Edukimi Muzikor
  • Kompozimi Bashkëkohor
  • Prodhimi Muzikor & Audio
  • Dizajni i Zërit
  • Muzika dhe Teknologjia
  • Muzika dhe Inteligjenca Artificiale (AI)

Afatet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025
  • Rishikimi shkencor (peer-reviewed): 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në proces shqyrtimi në ndonjë konferencë tjetër. Gjatësia maksimale e tyre është 6 faqe, ndërsa të gjitha materialet që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të merren parasysh.

Kjo konferencë përbën një hapësirë unike ndërdisiplinare ku muzika takohet me shkencën, teknologjinë dhe krijimtarinë, duke nxitur dialogun mes studiuesve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës.

Exit mobile version