Në një intervistë të fundit me El País, Gerard Pique u desh të përballej me disa pyetje në lidhje me situatën me Shakira.
Pas shkëputjes nga artistja dhe fillimit të romancës me Clara Chía-n, Gerard nuk i ka shpëtuar asnjë kritike. Ai ka qenë në qendër të refuzimit për “ndryshimin e partnerëve shumë shpejt”. Më herët u pa se nuk i interesonte, por e vërteta është se Pique tashmë është lodhur nga kaq shumë kritika. Thuhet se ai vendosi të përballet me të gjithë ata persona që e kritikuan.
Në përgjigje të pyetjeve të bëra gjatë intervistës ai tha: “Nuk do të jap një mendim, nuk më pëlqen. Gjithkush ka përgjegjësinë të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim”.
Pique shtoi gjithashtu se problemi i vërtetë ishte se si njerëzit e perceptojnë rastin dhe se si shtypi nga e gjithë bota e tregoi atë. Ai tha se vazhdon të bëjë atë që dëshiron dhe dëshiron të jetë i vërtetë me veten.
Së fundi, futbollisti përfundoi duke thënë “Njerëzit që më interesojnë dhe njerëzit që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson”. Mirëpo për këtë ai nuk është kursyer nga kritikat.
Pas kësaj interviste, thuhet se shumë njerëz po thonë se Pique nuk kujdeset për fëmijët e tij kur ecën me Clarën ose kur tallen publikisht me Shakirën./lapsi.al