UBT News

Pianoja e Freddie Mercuryt shitet në ankand për 2.2 milionë dollarë

Një piano madhështore që dikur i përkiste Freddie Mercuryt, u shit për mbi 1.74 milion funte (2.2 milionë dollarë) në një ankand të Sotheby’s të mërkurën.

E blerë në vitin 1975 dhe e importuar në Angli nga Japonia, Yamaha G2 u përdor nga këngëtari i Queen për të kompozuar këngën e tij kryesore, “Bohemian Rhapsody”, po atë vit.

Ky është një prej dhjetëra gjësendëve që doli në shitje në të parën prej gjashtë ankandeve që i dedikohet koleksionit privat të muzikantit me diku 1 mijë e 400 artikuj.

Pesë ankandet tjera do të zhvillohen online në Londër deri të martën./UBTNews/

Exit mobile version