UBT News

Phil Collins po përballet me probleme shëndetësore, e pranoi se ditët e tij si baterist kanë përfunduar

Phil Collins nuk do të jetë më në gjendje të luajë me instrumente muzikore, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Muzikanti 70-vjeçar, u shfaq në një intervistë të mëngjesit në BBC bashkë me anëtarët e grupit “Genesis” për të promovuar turneun ribashkues të grupit. Ai tha se djali i tij, Nic Collins do ta zëvendësojë atë si baterist.

“Do të doja, por ju e dini se mezi e mbaj në dorë shkopin. Ka shumë probleme që janë shfaqur gjatë rrugës”, deklaroi ai.

Madje ai e pranoi që do të donte të luante bashkë me djalin e tij.

“Jam i sfiduar fizikisht, gjë që është shumë frustruese sepse do të doja shumë të luaja bashkë me djalin tim”, deklaroi Collins. Mirëpo, ai do të këndojë me bendin.

Collins kishte pasur një seri frakturash përgjatë viteve dhe në vitin 2015 iu nënshtrua një operacioni në shpinë, i cili e la atë me dëmtime nervore. Në vitin 2017 ai u rrëzua, dhe për të ecur ai përdorte shkop./UBTNews

Exit mobile version