UBT News

Phil Collins dhe dy anëtarë të Genesis shesin katalogun e këngëve për 300 milionë dollarë

Phil Collins dhe anëtarët e grupit Genesis kanë shitur të drejtat muzikore në një marrëveshje që raportohet se vlen 300 milionë dollarë (269 milionë funte).

Concord Music, që bleu të drejtat e tyre autoriale, tha se në shitje u përfshinë edhe albumet solo të yllit Collins, “No Jacket Required” dhe “…But Seriously!”.

Wall Street Journal raportoi se marrëveshja ishte 300 milionë dollarë.

Yjet që shesin katalogët e tyre është bërë trend i industrisë së muzikës vitet e fundit, ku artistët sikurse Blondie, Shakira, Mark Ronson, Chic, Tina Turner dhe The Killers, që gjithashtu kanë dorëzuar kontrollin e këngëve të tyre në këmbim të shumave të mëdha./UBTNews/

Exit mobile version