UBT News

Pesë viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3498 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 573 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar 5 qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 458.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 270. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka pesë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73-vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70-vjeç, një qytetar nga Berati 83-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 192.013 raste, prej tyre 180.687 janë shëruar, 8.343 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.983 pacientë.

Exit mobile version