UBT News

Përmes klipit të këngës “Irrelevant”, Pink proteston kundër seksizmit dhe racizmit

Kënga e re e Pink, “Irrelevant” është shenjë proteste ndaj kohës. Këngëtarja njoftoi për lansimin e këngës së re javën e kaluar, duke shkruar “U zgjova. Shkrova një këngë. Publikohet së shpejti”.

Të hënën, u publikua videoklipi i këngës “Irrelevant”. Teksti i këngës trajton disa prej çështjeve më urgjente me të cilat përballen vendet.

Videoja përmban pamje që kanë të bëjnë me disa çështje urgjente, nga të drejtat riprodhuese e LGTBQ e deri te racizmi./UBTNews/

P!nk - Irrelevant (Official Video)

Exit mobile version