Kënga e re e Pink, “Irrelevant” është shenjë proteste ndaj kohës. Këngëtarja njoftoi për lansimin e këngës së re javën e kaluar, duke shkruar “U zgjova. Shkrova një këngë. Publikohet së shpejti”.
Të hënën, u publikua videoklipi i këngës “Irrelevant”. Teksti i këngës trajton disa prej çështjeve më urgjente me të cilat përballen vendet.
Videoja përmban pamje që kanë të bëjnë me disa çështje urgjente, nga të drejtat riprodhuese e LGTBQ e deri te racizmi./UBTNews/