UBT News

Përmbysje spektakolare në Old Trafford: Manchester United mposht Romën me heroizmin e Cunhas

Manchester United ka korrur një fitore të madhe me përmbysje përballë Romës në prani të tifozëve të vet, duke triumfuar me rezultatin 3-2 pas një përballjeje me mjaft dramë dhe emocione.

Ekipi italian e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi i pari në epërsi pas një asistimi nga Mora, të cilin e konkretizoi Matias Soule. Avantazhi i mysafirëve u dyfishua shumë shpejt, kur Donyell Malen u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kthesa e madhe e “Djayve të Kuq” erdhi gjatë pjesës së dytë. Fillimisht, Bruno Fernandes ngushtoi diferencën përmes një penalltie të përsëritur që ngjalli mjaft diskutime. Më pas, kapiteni portugez dhuroi një harkim preciz për Matheus Cunha-n, i cili barazoi shifrat me me një goditje të saktë.

Përmbysja u vulos në fundin e takimit, kur pas një asistimi nga talenti Lacey, Cunha shënoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për vendasit. Sulmuesi brazilian e mbylli mbrëmjen me karton të kuq pas dënimit me kartonin e dytë të verdhë gjatë minutave shtesë.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në pozitën e 17-të të tabelës me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Roma renditet dy pozita më poshtë me katër pikë. /E.A/

 

Exit mobile version