Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të Shoqatës për kthim të shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, është shënuar me hapjen e fotoekspozitës me moton “Përjetësisht në memorien shqiptare”.
Kryetari i kësaj Shoqate, Jahja Lluka kërkoi që mos të harrohet largimi i shqiptarëve në vitin 1999. Me këtë rast, Lluka tha se falë luftës së UÇK-së dhe NATO-s, po e gëzojnë lirinë, me ç’rast tha se e kaluara përsëritet në ajo harrohet.
“Ne duhet ta duam njëri-tjetrin. Të mos jemi shumë xheloz mes vete se vetëm të bashkuar mund t’i kundërvihemi të gjitha këtyre projekteve dhe përjetësisht në memorien tonë duhet të jenë këto fotografi. Mirëpo mos të harrojmë largimin e shqiptarëve në vitin 1999 dhe përpjekja e fundit e Millosheviçit për një Kosovë pa shqiptar. Falë luftës së UÇK-së dhe NATO-s ne jemi këtu dhe po e gëzojmë lirinë dhe duhet të punojmë. Nëse harrojmë të kaluarën historia mund të na përsëritet. Nëse na përsëritet historia edhe njëherë nuk e di ku do ta kemi vendin. Deformimet e politikanëve janë me fol gjatë”, u shpreh Lluka.