Artistja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor dedikuar gjysheve.
“Përhajr gjyshe” mban titullin kënga e re, për të cilën ka bashkëpunuar me reperin Gold AG.
Projekti i dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, ndërsa artistët marrin vëmendje me paraqitjen skenike.
Teksti dhe muzika u bë nga Arian Agushi, kurse për orkestrimin është përkujdesur Alban Furtuna.
Klipi ndërkohë është realizuar në një nga resortet luksoze në Gjilan.
Kjo nuk është kënga e parë e përbashkët e artistëve, të cilët më parë kanë sjelle dhe disa të tilla që janë pritur gjithnjë mirë nga fansat e publiku.