UBT News

Përdoruesit më të njohur të Twitch bashkohen për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Pas një tërmeti të fundit në zonë, transmetuesi turk i Twitch dhe YouTube, Ahmet “Jahrein” përdori llogarinë e tij në Twitter për të kontaktuar figurat kryesore në biznesin e transmetimit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter që shkaktoi me mijëra viktima dhe të plagosur në Turqi dhe Siri, pati ndikim edhe në vendet e afërta. Jahrein etiketoi një numër transmetuesish, krijuesish dhe të famshëm të internetit, gjë që çoi në një furi të konsiderueshme kontributi.

“Tërmeti më shkatërrues që preku miliona njerëz në 500 vitet e fundit ndodhi në 10 qytete të ndryshme në Turqi. Në këtë incident një numër i panjohur njerëzish janë ende të ngecur nën rrënoja në pritje të ndihmës dhe sipas njoftimeve zyrtare mijëra të vdekur dhe të plagosur. Përveç kësaj, mijëra njerëz janë duke pritur për tenda, ngrohës, batanije, pelena, ushqime etj. Ne po përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë që të jetë e mundur duke mbledhur donacione si komunitet dhe duke e ditur që ju keni një ndikim të madh në komunitete, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj”, ka shkruar ai në Twitter.

Një nga transmetuesit më të njohur të Twitch, HasanAbi, i cili gjithashtu është me prejardhje turke, ishte një nga njerëzit kryesorë që iu përgjigj lutjes së Jahrein për ndihmë. Shumë njerëz tani janë të pastrehë si pasojë e tërmetit. Dyshja krijoi një faqe bamirësie Softgiving, dhe që nga ky shkrim, ajo kishte marrë pothuajse 575 mijë dollarë donacione.

Hasani nuk ishte i vetmi transmetues që iu përgjigj kërkesës së Jahreinit. Darren “IShowSpeed”, një transmetues i njohur në YouTube, u përgjigj duke thënë, “Unë do të ndihmojë gjithashtu, më tregoni linkun”. IShowSpeed gjithashtu mbajti një transmetim të drejtpërdrejtë dhe dhuroi 8,500 dollarë përmes faqes së internetit, Softgiving.

Një transmetues i njohur i lojërave elektronike i quajtur Trainwreckstv dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerëve dhe tha se do të bënte një dhurim kriptomonedhë për kauzën./UBTNews/

Exit mobile version