UBT News

Përballja e djalit të Jones me kancerin e inspiroi për këngën e fundit të “Stereophonics”

Frontmeni i grupit të rok-ut “Stereophonics”, Kelly Jones zbuloi se kënga e fundit e grupit u shkrua për periudhën serioze në të cilën po kalonte djali i tij meqë po kurohej për sëmundjen e kancerit.

Kënga “Forever”, është pjesë e albumit të grupit të rok-ut “Oochya”. Kënga u shkrua kur djali i tij, tani adoleshent, Colby ishte vetëm 18 muajsh.

“Teksti i këngës “Forever” u shkrua qe një kohë dhe ishte rreth përballjes sime me diçka serioze dhe të frikshme“, shtoi ai mes tjerash.

Jones tha se ai kurrë nuk e harroi këngën e papublikuar më parë dhe besonte se “përputhej me ndjenjën” e albumit të ri./UBTNews/

Exit mobile version