Nga muaji korrik, për herë të parë në treg do të hidhet në qarkullim kartëmonedha 10 mijë lekëshe, dhe njëherazi do të prodhohet edhe një seri e re me prerje 1000 lekë.
Kartëmonedhat u prezantuan këtë të martë në Bankën e Shqipërisë nga guvernatori Gent Sejko.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në ceremoninë e prezantimit të kartëmonedhave të reja se prerja e re 10 mijë lekëshe është nevojë e lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për të pasur një prerje të tillë.
Kartëmonedha 10.000 lekë mbart si tematikë simbolet e Flamurit Kombëtar dhe Himnit, të shoqëruar me portretin e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Asdreni, dhe si të gjitha prerjet e serisë së re, edhe kjo kartëmonedhë përmban elemente sigurie të avancuara. /Euronews Albania