Krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight tha se seriali mund të rikthehet në televizion me një ekip të ri krijues. Ai i tha BBC-së se mund të vazhdojnë me histori të reja të mundshme deri në vitet e ’50-ta.
Ai gjithashtu tha se e kishte në plan të “dorëzonte stafetën” e shkrimit pasi seriali “Peaky Blinders” të publikohej në vitin 2024.
Knight i dha këto komente të martën në premierën botërore të një shfaqjeje të re vallëzimi “Peaky Blinders” në Hipodromin e Birminghamit./UBTNews/