UBT News

Pavarësisht thirrjeve për bojkot, Justin Bieber performoi në Arabinë Saudite

Këngëtari Justin Bieber performoi në “Jeddah Corniche Circuit” në Arabinë Saudite të dielën, pavarësisht thirrjeve për bojkot. Para dy javësh, e fejuara e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, ishte në mesin e personave të shumtë që i kanë bërë thirrje këngëtarit Justin Bieber që ta anulojë koncertin në Arabinë Saudite.

Gruaja e këngëtarit Bieber, Hailey Baldwin publikoi një fotografi nga koncerti i tij në Instagram, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Suksese zemër”, duke i dalë në mbështetje bashkëshortit të saj, që u përball me kërkesa të shumta që të tërhiqet nga koncerti.

Përveç tij, në skenë performuan edhe A$AP Rocky, Jason Derulo, David Guetta dhe Tiesto./UBTNews

Exit mobile version