Për gati 50 vjet, Paul McCartney ka marrë përsipër fajin për ndarjen e grupit “Beatles”. Në lansimin e solo albumit të vitit 1970, Cartney kishte njoftuar se ‘po pauzonte’ nga grupi i rock-ut. Cartney madje kishte deklaruar atë kohë se “nuk do të mund ta parashikonte kohën se kur Lennon-McCartney do të bashkëpunonin sërish në shkrimin e teksteve të këngëve”.
Por së fundi në një intervistë për BBC, ai deklaroi se ndarja e grupit u iniciua nga John Lennon.
“Nuk e nxita unë ndarjen. Ishte Johnny”, deklaroi ai.
“Nuk jam unë personi që e nxiti ndarjen. Oh jo, jo, jo. John erdhi një ditë dhe tha po largohem nga “Beatles”. Dhe ai tha “Është mjaft emocionuese, sikur divorc”. Dhe neve na mbeti t’i mbledhnim gjësendet”, deklaroi ai.
Gazetari e pyeti atë nëse grupi do të vazhdonte nëse Lennon s’do të largohej.
“Po mund të vazhdonte. E vërteta ishte që John po krijonte një jetë me Yoko dhe ai donte të qëndronte në shtrat për një javë në Amsterdam, duke kërkuar paqen. S’mund të pajtoheni me këtë. Ishte periudha më e vështirë e jetës sime”, deklaroi ai.
“Ishte grupi im, puna ime, jeta ime. Doja të vazhdonte. Mendoja se po krijonim gjëra të bukura – sikurse “Abbey Road”, “Let it Be” – dhe mendoja se do të mund të vazhdonim”, deklaroi ai.
Intervista vjen përpara dokumentarit “The Beatles: Get Back” të Peter Jackson, i cili përshkruan muajt e fundit të grupit. Ky dokumentar do të transmetohet në muajin nëntor në Disney+./UBTNews