UBT News

Pas një lëndimi aksidental, vdes dyvjeçari në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur mbrëmë në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në në Vrajakë të Rahovecit.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia rajonale në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Sipas informatave të para të pranuara, thuhej se fëmija e gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë.

Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK, ku ka vazhduar trajtimin mjekësor.

“Jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe Gazmend Spahiun, drejtor i Klinikës Intensive i cili po ashtu e konfirmoi vdekjen e dyvjeçarit./S.K/EO/

Exit mobile version