UBT News

Pas ngjarjes në koncertin e Travis Scott, fansat e përmendin rastin kur Michael Jackson e ndëpreu performancën për disa minuta për ta shpëtuar një insekt

Nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë koncertit të reperit amerikan, Travis Scott, më 5 nëntor.

Menjëherë pas këtij lajmi tronditës, nëpër rrjete sociale janë shpërndarë një mori videosh dhe dëshmish të personave të cilët kishin qenë pjesë e koncertit dhe kishin mundur t’i shpëtonin turmës. Sipas videove që u publikuan, duket se reperi ka vazhduar koncertin pavarësisht situatës. Ata e cilësuan reperin Scott si person ‘të papërgjegjshëm’.

Madje që nga e premta, filluan të publikohen edhe dhjetëra klipe që u bënë virale, të cilat tregojnë situatat kur performuesit ndërprenë koncertet për t’u dalë në ndihmë fansave. Një video shfaq “mbretin e pop-it”, të ndjerin Michael Jackson, i cili ndërpreu koncertin për disa minuta për ta shpëtuar një insekt.

“Sigurimi! A mund ta largoni këtë insekt? S’dua që dikush të shkelë mbi të. As mos e mbysni”, kishte deklaruar ai.

Remember when Michael Jackson stopped the show because of a BUG. Such a sweetheart. #michaeljakson

I kënaqur, Michael u përqendrua përsëri te turma, e cila e duartrokiti veprimin e tij dhe disa mund të dëgjohen duke bërtitur me fjalët inkurajuese, e disa duke i thënë “Të dua”./UBTNews

Exit mobile version