Qeveria e Serbisë ka deklaruar se që nga sot do të fillojë të administrohet edhe doza e tretë përforcuese e vaksinës kundër Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria përmes një komunikate që ka publikuar për media.
“Të gjithë qytetarët e vaksinuar do të kenë të drejtë për dozën e tretë, përforcuese 180 ditë pas marrjes së dozës së dytë, dhe thirrja për vaksinim me dozën e tretë do të bëhet përmes SMS ose e-mail me një lidhje me portalin e-Government, ku ata do të marrë informacion më të detajuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë serbe.
Qytetarët serb do të lajmërohen nëse i përkasin grupeve të popullsisë të cilëve u rekomandohet doza e tretë.
Të gjithë qytetarëve u jepet një zgjedhje e lirë për të zgjedhur markën e vaksinës përforcuese, duke qenë se është e sigurt dhe e mundur të marrësh një dozë të tretë nga prodhues të ndryshme nga ajo me të cilën janë vaksinuar dhe rivaksinuar.
Qytetarët do të informojnë mjekun në vendin e vaksinimit gjatë kontrollit mjekësor në lidhje me zgjedhjen e markës së vaksinës përforcuese.
“Aktualisht ekzistojnë katër marka vaksinash të disponueshme në Serbi dhe ka sasi të mjaftueshme të të gjithave në të gjitha vendet e vaksinimit në vend-vaksina kineze (Sinopharm), vaksina ruse (Sputnik V) dhe vaksinat e prodhuesve Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca”, bëri të ditur Qeveria e Serbisë.
Dozën e tretë të vaksinës ka kohë që e ka vënë në dispozicion për qytetarët edhe Izraeli.