UBT News

Pas gjashtë vjetësh pauzë, Rihanna publikon këngë të re

Rihanna ka publikuar këngën e saj të parë solo pas gjashtë vjetësh pauzë. “Lift Me Up” u publikua të premten pasi këngëtarja njoftoi për rikthimin e saj në muzikë përmes rrjeteve sociale në fillim të kësaj jave.

Kënga do të jetë kolonë zanore e filmit “Black Panther: Wakanda Forever”, i cili do të publikohet në muajin nëntor.

Regjisori Ryan Coogler tha se përfshirja e Rihanna-s në këtë projekt u bë për të nderuar aktorin e ndjerë, Chadwick Boseman. Boseman luajti në filmin e parë “Black Panther” dhe gjithashtu në “Da 5 Bloods”, “21 Bridges” dhe filmin biografik të James Brown, “Get On Up”. Ai vdiq në vitin 2020, katër vjet pasi u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë./UBTNews/

Exit mobile version