Pas dy vjet pauze, rikthehet aroma e kafesë dhe çajit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Javën tjetër, për tre ditë radhazi më 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpresë edicionin e 6-të të festivalit të kafesë dhe çajit.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet të martën më 11 tetor dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 21:00.
Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e pesë brendeve të reja (kafesë dhe çajit), duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse.
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafesë dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.
Bëhet e ditur se për dispononimin dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdeset atmosfera e krijuar nga performimi i solo këngëtarëve me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ-ve të njohur vendorë.