UBT News

Pas 5 vitesh, Kendrick Lamar rikthehet me album të ri

Kendrick Lamar ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e tij, të cilët ka vite që presin muzikë të re.

Reperi do të lansojë një album të ri të titulluar “Mr. Morale & The Big Steppers” pas pesë vitesh qënga publikimi i fundit.

Ai e bëri të ditur lajmin në llogarinë e tij në Instagram me një shënim ku thoshte “e vlerësoj durimin tuaj”. Kjo ishte edhe përgjigjie për spekulimet e shumta – që “paralajmëronin” daljen në pension të reperit – duke zbuluar se albumi i ri do publikohet më 13 maj./UBTNews/

Exit mobile version