U bënë 15 vjet që prej kur grupi ikonik “Destiny’s Child” u shpërbë. Treshja ndau rrugët në vitin 2006, dhe tri artistet e talentuara e vazhduan karrierën si solo këngëtare.
Fansat janë rehat duke e ditur që Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams janë të afërta, e madje shpesh dalin bashkë. Por ajo që mori vëmendjen së fundmi është ndryshimi i fotografive të kopertinës nga vajzat e grupit në muret e tyre të llogarive në mediat sociale, që aludoi në një ribashkim të mundshëm të tyre.

Ky veprim i tyre ngjalli reagime dhe shumica filluan të pyesin se a po vjen diçka nga grupi i vajzave, qoftë turne, këngë apo një album i plotë.
Hera e fundit kur vajzat janë parë së bashku ishte në maj, kur anëtarja Michelle e kishte shpërndarë një audioklip në Twitter duke u shfaqur përkrah Beyoncés dhe Kellyt./UBTNews