UBT News

Paris Saint-Germain i vihet pas supertalentit të Barcelonës

Largimi i Kylian Mbappe në fund të sezonit ka vënë në dilema drejtuesit e Paris Saint-Germain, të cilët nuk e kanë ndërmend të humbasin kohë dhe janë hedhur menjëherë në kërkim të zëvendësuesit të yllit francez. Ai i cili pëlqehet duket se është sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal.

Sipas mediave franceze, presidenti Al Khelaifi ka treguar gatishmëri të paguajë një shifër rreth 200 milionë euro për kartonin e futbollistit të talentuar. Pikërisht për këtë arsye, agjenti i Yamal, Jorge Mendes ishte në Barcelonë këtë javë, ku ndër të tjera vuri në dijeni presidentin Laporta për interesimin ndaj sulmuesit 16-vjeçar.

Natyrisht katalanët nuk do të donin të hiqnin dorë nga një prej futbollistëve më premtues.

Megjithatë 200 milionë euro nuk janë pak dhe në situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë katalanët, ato para mund të mjaftonin për të bërë disa përforcime gjatë merkatos së verës dhe për të kompletuar ekipin./UBTNews/

Exit mobile version