UBT News

Paris Saint-Germain fiton ndaj Manchester United

Skuadra e Manchester United u mposht nga francezët e Paris Saint-Germain, 3 me 1. Ylli brazilian Neymar, u dallua më së shumti nga ky takim, takim ky që prodhoi katër gola.

Të parët në epërsi kaluan parisienët që shënuan përmes Neymar në minutën e 6-të, teksa Rashford barazoi për United në minutën e 32’-të.

Parisienët u rikthyen në lojë përmes Marquinhos i cili shënoi në minutën e 69’-të, falë asistit të Abdou Diallo, e që më vonë Neymar vulosi ndeshjen në minutat e fundit pas asistit nga Rafinhas.

Me këtë fitore Paris Saint-Germain, barazon me pikë me Manchester United dhe Leipzig, kështu duke e bërë shumë interesante punën e kalimit tutje në fazën 1/16, nga ky grup./UBTNews

Exit mobile version