UBT News

Paris Hilton do t’i ketë dhjetë fustane në dasmën e saj

Paris Hilton thotë se nuk do të jetë një nga ato nuset shumë kërkuese, megjithatë standardet i ka të larta për dasmën e saj.

Të martën ajo u shfaq në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, për të diskutuar rreth planeve të saj për ceremoninë e martesës. Hilton, që është e fejuar me Carter Reum, zbuloi se procesi i organizimit të ceremonisë së ëndrrave është “goxha stresues”, por ajo thotë se “nuk është nuse aspak”.

Hilton planifikon që ceremonia e dasmës së saj të jetë tri ditë dhe thotë se do të ndodhin shumë gjëra, ndonëse vetëm fustanin e nusërisë e ka zgjedhur. Duket se në këtë aspekt ajo e ka pasur më të lehtë, ani pse planifikon t’i veshë dhjetë fustane.

“Shumë fustane, ndoshta dhjetë. Më pëlqen t’i ndërroj veshjet”, tha ajo.

YouTube player

Kjo festë do të filmohet në një dokumentar, i cili titullohet “Paris in Love”./UBTNews

Exit mobile version