Kanye West është paditur për marrjen pa leje të ca pjesëve të një kënge nga një muzikant legjendar në albumin e tij, Donda 2.
Reperi akuzohet se ka përdorur një pjesë të hitit të vitit 1986 nga Marshall Jefferson, “Move Your Body”, të paktën 22 herë në këngën e tij, “Flowers”.
Ultra International Music Publishing paraqiti një ankesë në Gjykatën e Qarkut të Nju Jorkut.
Pionieri i muzikës House, Jefferson, vjen nga vendlindja e Kanye, Chicago dhe performoi në Glastonbury fundjavën e kaluar.
Kënga e tij “Move Your Body” u publikua nga Trax Records në 1986 dhe arriti kulmin në vendin e 34 në tabelën e Billboard.
Padia thotë se Kanye dhe ekipi i tij patën diskutime me përfaqësuesit e Jefferson ku ata pranuan se kishin marrë pjesaë nga “Move Your Body” për këngën “Flowers”.
Por gjithashtu aty pretendohet se reperi nuk ka marrë një licencë – që do të thoshte se Jefferson do të ishte paguar për përdorimin e këngës së tij.
Ata po kërkojnë që fitimet dhe dëmet të përcaktohen në një gjykim ose dëmshpërblimet maksimale ligjore prej 150,000 dollarë për shkelje./UBTNews/