UBT News

Paditet George Foreman për abuzim seksual

Dy gra kanë dorëzuar padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj ish-kampionit të botës në boks, George Foreman, duke e akuzuar atë për abuzim seksual. Sipas tyre, kjo ka ndodhur në vitet 1970.

Gratë thonë se të dyja e takuan Foremanin kur ishin fëmijë, pasi baballarët e tyre ishin bashkëpunëtorë të boksit të 73-vjeçarit.

Njëra e akuzoi Foreman se kreu marrëdhënie seksuale me të kur ishte 15-vjeçare. Kurse tjetra tha se ai abuzoi seksualisht me të dhe e dhunoi kur ishte 15-vjeçare.

Ish-kampioni mohoi akuzat. Në një deklaratë që e lëshoi në muajin korrik, kur akuzat u bënë publike për herë të parë, ai tha: “Gjatë gjashtë muajve të fundit, dy gra janë përpjekur të zhvasin miliona dollarë nga unë dhe familja ime. Ato po pretendojnë në mënyrë të rreme se i kam abuzuar seksualisht para 45 vitesh”.

Ai i mohoi kategorikisht këto pretendime./UBTNews/

Exit mobile version