UBT News

Ozzy Osbourne anulon koncertet

Ylli i rokut, Ozzy Osbourne ka njoftuar tërheqjen e tij nga turneu, duke thënë se është “shumë i lodhur” për të performuar.

Frontmeni i grupit “Black Sabbath” u tha fansave se ende nuk është shëruar pasi pësoi një dëmtim të shtyllës kurrizore në vitin 2019.

“Asnjëherë s’do ta kisha imagjinuar se ditët e mia të turneut do të përfundojnë në këtë mënyrë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ai pësoi lëndime katër vjet më parë. Situata iu përkeqësua për shkak se edhe më herët kishte pësuar një aksident gati fatal me bicikletë në vitin 2003.

Osbourne anuloi të gjitha datat e ardhshme në turneun e tij të lamtumirës në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të fillonte në Finlandë gjatë muajit maj./UBTNews/

Exit mobile version