UBT News

Osmani takoi presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach.

Osmani ka thënë se me presidentin austriak ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur patëm diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach, u takua edhe me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se këta të rinj kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.

Exit mobile version