UBT News

​Osmani takoi Prattipati: Konfirmohet gatishmëria për avancim në fusha me interes Kosovë-SHBA

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takim me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, me të cilën bisedoi mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.

Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin reciprok, ku u ri-konfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidentja Osmani do të merr pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritjet nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara.

Exit mobile version