UBT News

Osmani bisedoi me Lavrov, i kërkoi ndërprerjen e agresionit në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Osmani ka thënë se ka theksuar domosdoshmërinë e ndërprerjes së agresionit në Ukrainë, si dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij shteti.

“Në bisedë iu referova sfidave në rajonin e OSBE-së dhe ripërsërita përkushtimin e Kryesisë së Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndërprerjes së agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Exit mobile version