Policia e Shtetit në Berat ka arrestuar tre persona si pjesë e grupit kriminal që shiste kanabis në doza në Kuçovë.
Në kuadër të operacionit Prova u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., (33), L. M. (24) dhe D. D. (26), të tre banues në Kuçovë.
Arrestimi erdhi si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda pro-aktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza narkotike.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin kanabis sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/