UBT News

“Open Balkan”, lehtësi për nxitjen e eksporteve blegtorale

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të nismës “Open Balkan”, ndërmarrin një sërë lehtësish për nxitjen e eksporteve bujqësore dhe agropërpunuese.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bëri të ditur se, hapja e eksporteve shqiptare të kafshëve të gjalla dhe produkteve blegtorale me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, është një tjetër lehtësi që do të ndërmarrim për bizneset, në kuadër të “Open Balkan”.

“Së bashku me ekipet e të tre vendeve, në përfundim të një dite mjaft intensive pune të iniciativës “Open Balkan”, për të mundësuar ndër të tjera, më shumë lehtësi për bizneset bujqësore, agropërpunuese e eksportuese, për një sistem të lehtësuar të kontrolleve fitosanitare, veterinare, të kontrolleve të përbashkëta laboratorike si dhe më në fund, hapjen e eksporteve shqiptare të kafshëve të gjalla dhe produkteve blegtorale me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Krifca.

Ministrja vuri në dukje se “jemi në punë për të krijuar progres në këtë drejtim”. 

Exit mobile version