Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo ka në tavolinë një ofertë nga skuadra e Al-Nassr.
Bëhet e ditur se propozimi zyrtar i Al-Nassr është 200 milionë euro për sezon në një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025.
Po ashtu, kjo ofertë është rekord në histori të futbollit, ku Al-Nassr kishte filluar bisedimet me Ronaldon gjatë kësaj vere, por që superylli portugez kishte vendosur që të qëndroj në Evropë.
Por ka një pikë kyçe pasi që një pjesë e madhe e këtij propozimi është në formën e marrëveshjeve të sponsorizimit, dhe jo vetëm një pagë normale.
Avokatët e Ronaldos do të shikojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje për të drejtat e imazhit, pasi që një pjesë e konsiderueshme e ofertës përfshin marrëveshje komerciale.
Po ashtu, Ronaldo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi që është 100% i fokusuar në Kupën e Botës. Ende nuk ka asnjë marrëveshje të arritur, të nënshkruar ose të pranuar nga Ronaldo.