UBT News

Oakley Cannonier – “djaloshi i topit” nënshkruan një kontratë profesionale me Liverpool-in

Një ditë për të mbajtur mend për adoleshentin, i cili njihet si ‘ballboy’, djaloshi që e ktheu topin shpejtë në fushë në përballjen mes Liverpool dhe Barcelonës në vitin 2019, në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur kjo e fundit u mund 4:0.

Oakley Cannonier e di se sa i veçantë mund të jetë Anfield nga përvoja e tij si  ‘ballboy’ dhe tani ai do të jetë pikërisht një nga lojtarët e këtij klubi

17-vjeçari ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Liverpool.

Në moshën 14 vjeçare, Cannonier ishte thjesht një ‘ballboy’, një djalosh i cili mblidhet topat që dilnin jashtë fushtës së gjelbër. Ai mbahet mend për ri-kthimin e shpejtë të topit në lojë në përballjen e fortë për Ligën e Kampionëve (2019) kur  Liverpool mundi Barcelonën 4-0. Ai ishte në këndin nga i cili Trent Alexander-Arnold ekzekutoi asistimin e tij të famshëm e të shpejtë për Origin, e ku pa ndihmën e Cannonier Liverpool do ta kishte shumë problem kualifikimin.

Tani, Cannonier është një nga perspektivat më interesante të klubit, pasi ka arritur nga Leeds në moshën 12 vjeç.

Lojtari ka përfaqësuar Anglinë në nivelin e të rinjve dhe bëri përshtypje sezonin e kaluar me Liverpool Under-18s, duke fituar po ashtu edhe kontratën  e tij të parë profesionale.

Duke mos harruar atë natë të famshme, The Telegraf vuri në dukje se puna e tij kundër Barcelonës nuk ishte thjesht spontane, duke shpjeguar se Jurgen Klopp kishte udhëzuar të gjithë djemtë e topit të përfitonin nga zakoni i Barcelonës për t’iu ankuar gjyqtarëve në topa të vdekur e duke e ri-kthyer topin shpejtë.

Olt Sveçla,

Student i Media dhe Komunikim në UBT

Pjesëmarrës i Akademisë Multimediale në kuadër të “Global Fest 2021”

Exit mobile version