UBT News

OAK takohet me përfaqësuesit e Ambasadës së Finlandës

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga delegacioni i Ambasadës së Finlandës, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Finlandës, sektorët më me potencial e investimet e mundshme që mund të realizohen.

Sipas një njoftimi të OAK, ata janë pritur nga Janne Sykko – këshilltar tregtar për regjionin e Ballkanit, Sargit Salakari – zëvendës shefe e misionit dhe Jehona Ademaj Sejdiu – këshilltare e lartë.

Sykko vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e OAK-së, dhe theksoi që promovimi i bizneseve tona për bashkëpunime reciproke tregtare është tejet i rëndësishëm.

Ai theksoi se Kosova mund të konsiderohet si vend i përshtatshëm për të investuar, pasi që ka tatim të ulët në fitim, lokacion të përshtatshëm, popullatë të re dhe ka valutën Euro, gjë që lehtëson bashkëpunimin me vendet e Evropës.

Palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët!

Exit mobile version