UBT News

Një nga kitaret më ikonike mund të shitet për 800 mijë dollarë në ankand

Kitarja ikonike ngjyrë blu e Kurt Cobain, me të cilën u shfaq në videoklipin kryesor të viteve të ’90-ta, “Smells Like Teen Spirit”, mund të shitet për 800 mijë dollarë në ankand muajin e ardhshëm. Klipi mblodhi mbi 1.4 miliard shikime në YouTube.

Kitarja e vitit 1969 është padyshim një nga më të famshmet në rock, deklaroi Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i Julien’s Auctions.

“Kjo është një nga kitaret më ikonike që ka ardhur ndonjëherë në ankand, kjo është kitara blu Mustang Fender, një nga kitaret e preferuara të të gjitha kohërave e Kurt Cobain”, tha Nolan.

Kitara Cobain është ylli i shtëpisë së ankandit Music Icons, që zhvillohet në New York dhe virtualisht nga 20-22 maj./UBTNews/

Exit mobile version