Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa po i shijon sukseset e hiteve të saj. Së fundmi me hitin “Levitating”, Lipa është pozicionuar në vendin e pestë të toplistës së 100 këngëve më të mira në Amerikë, “Billboard”.

Sukseset e njëpasnjëshme po e frymëzojnë artisten me prejardhje nga Kosova të sjellë projekte të reja. Përmes postimit të fundit në Instagram, artistja ka njoftuar se një projekt i ri është rrugës, por nuk ka ndarë më shumë detaje./UBTNews