Një kasetë me një këngë të papublikuar të artistit të ndjerë, John Lennon, që u incizua në Danimarkë në vitin 1970, do të dalë në ankand në Kopenhagë gjatë këtij muaji.
Kaseta 33-minutëshe do të shitet nga katër danezë që u takuan me Lennonin kur ishin adoleshentë.
Ylli i “Beatles” kaloi dimrin e viteve 1969-1970 në një vend të vogël danez në bregun perëndimor, bashkë me gruan e tij, Yoko Ono.
Audioincizimi, që u regjistrua pas një konference shtypi, përfshin edhe një bisedë mes tij dhe katër adoleshentëve, dhe disa gazetarëve lokalë. Pas bisedës, Lennon performoi disa këngë, e në mesin e tyre edhe “Radio Peace”, një këngë e papublikuar.
Artefakti do të dalë në ankand në Kopenhagë më 28 shtator dhe pritet të shitet midis 27-40 mijë euro.
“Ky inicizim është vërtetë unik sepse është bisedë. U realizua pas një konference shtypi me katër adoleshentë dhe disa gazetarë, dhe John Lennon performoi disa këngë për ta. Njëra nga to, “Radio Peace”, nuk u publikua kurrë. Është copëz e historisë daneze dhe kur e dëgjojmë atë, mund ta vërejmë se John Lennon ndihej rehat në Danimarkë”, deklaroi Alexa Bruun Rasmussen nga shtëpia e ankandit “Bruun Rasmussen”.
Muajin e ardhshëm do të mbahet një koncert virtual për nder të yllit të ndjerë. Koncerti do të mbahet më 9 tetor për ta shënuar ditëlindjen e 81-të të Lennonit./UBTNews