UBT News

Një jetë kushtuar vallëzimit

Në moshën 106 vjeç, Eileen Kramer po vazhdon të jetë një balerinë, artiste, interpretuese dhe koreografe.

Ajo shkruan çdo ditë nga qendra e kujdesit për të moshuarit në Sidney ku qëndron, boton libra dhe gjithashtu ka hyrë në konkursin më prestigjioz të pikturës në Australi.

Pas dekadash që jetoi jashtë vendit, zonja Kramer u kthye në qytetin e saj të Sidneit në moshën 99-vjeçare. Prej nga ajo periudhë, ajo ka bashkëpunuar me artistë për të krijuar disa video që shfaqin talentin e saj dhe pasionin që ka pasur gjatë gjithë jetës: vallëzimin.

Ajo tregon se prej që është kthyer në Sidney ka qenë shumë e zënë duke interpretuar pjesë të mëdha kërcimi në Institutin Kombëtar për Artin Dramatik dhe teatrot e pavarura.

1953

Kam marrë pjesë në dy festivale të mëdha vallëzimi në Adelaide dhe Brisbane, kam qenë në një film, kam dhënë shumë shfaqje më të vogla, kam shkruar tre libra dhe sot po kaloj një ditë të lirë duke folur me ju”, thotë ajo nga shtëpia e saj.

Diçka që ajo shpesh pyetet është nga buron e gjithë energjia e saj – dhe nëse ka ndonjë sekret për të kërcyer në moshë të shtyer.

Përgjigja e saj është se ajo ka ndaluar fjalët “e vjetër” dhe “moshë” nga fjalori i saj. “Unë them nuk jam e moshuar, thjesht kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe kam mësuar disa gjëra gjatë rrugës. Qëndrimi im për të krijuar gjëra është identik me atë kur isha fëmijë“, thekson Kramer.

E lindur në Mosman Bay të Sidney-t, zonja Kramer u trajnua si valltare, pastaj bëri një turne në Australi me Baletin Bodenwieser për një dekadë. Ajo udhëtoi në Indi dhe më vonë u vendos në Paris dhe më pas në New York – ku jetoi deri në moshën 99 vjeç.

Znj. Kramer (lart) dhe Jean Raymond në një performancë të vitit 1940 për Kompaninë Bodenwieser Dance

Karriera e saj e vallëzimit përfshin katër kontinente dhe një shekull.

Duke qenë në shoqërinë e valltarëve gjithë jetën time, nuk jam ndjerë kurrë vetëm“, ​​thotë ajo. “Ndryshe nga unë, disa u martuan dhe patën fëmijë ose u kthyen në Evropë. Unë i durova sifdat e jetës së balerinës”.

Duke jetuar në Paris për pjesën më të madhe të jetës së saj të hershme, zonja Kramer thotë se mënyra e vetme për të paguar qiranë ishte të ishe modelja e ndonjë artisti. Ndërsa kur u kthye në Australi, ajo ishte e kënaqur që disa gjëra nuk kishin ndryshuar – të tilla si të shihje njerëz që hanin peshk dhe patate të skuqura.

“Ne do të lëmë pas disa zemra të thyera!”, i kishte thënë Madame Bodenwieser, lidhur me jetesën gjithmonë në lëvizje të një balerine./UBTNews

Exit mobile version