UBT News

​Një burrë akuzohet për ngacmim dhe ndjekje pranë shtëpisë së Taylor Swift

Një burrë është arrestuar dhe akuzuar për ngacmim dhe ndjekje pranë shtëpisë së Taylor Swift në New York.

David Crowe, 33 vjeç, nga Seattle, u arrestua të hënën. Ai dyshohet për dy akuza, për ngacmim dhe ndjekje, tha Departamenti i Policisë së New Yorkut.

Incidenti vjen disa ditë pasi shtëpia e Swift-it dukej se ishte shënjestër e një tentative për depërtim.

Në atë kohë këngëtarja ishte larg shtëpisë duke mbështetur të dashurin e saj lojtar NFL, Travis Kelce, pasi ekipi i tij Kansas City Chiefs luante Buffalo Bills.

Policia nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari i arrestimit të parë ishte i lidhur me rastin e ngacmimit dhe ndjekjes.

Swift është shqetësuar nga burrat që synojnë shtëpinë e saj në Nju Jork, dhe të tjera që ajo zotëron në Kaliforni dhe Rhode Island.

Në vitin 2022, një burrë u arrestua pasi drejtoi në gjendje të dehur një makinë në ndërtesën e fitueses të Grammy në New York dhe dyshohet se u përpoq të hynte brenda.

Një burrë, Roger Alvarado, hyri në shtëpinë e saj dhe u gjet nga policia duke fjetur në shtratin e saj. Ai u dënua me gjashtë muaj burg./BBC/

Exit mobile version