UBT News

Një album me 20 këngë cover të Madonnas u lansua në ditëlindjen e saj

Për të shënuar ditëlindjen e 63-të të yllit të pop-it, Madonna, është lansuar një album me 20 këngë cover të saj.

Studioja incizuese “Italians Do It Better”, të cilët e morën emrin nga një slogan i maicës që e mbante veshur mbretëresha e Pop-it në videoklipin e këngës “Papa Don’t Preach” – publikuan një album me këngë cover të yllit Madonna.

Ky album përmban covera nga artistët italianë, përfshirë Glüme, Farah dhe Desire, dhe u prodhua nga Johnny Jewel.

Albumi i plotë tashmë është në dispozicionin e publikut, nëpër të gjitha platformat muzikore.

Albumi nxjerr në pah intimitetin dhe pafajësinë që kishin këngët më të hershme të Madonnës./UBTNews

Exit mobile version