Në Prizren ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Hapësirë të Hapur, Prizren Fest, i cili nga data 21 deri më 27 korrik do të shndërrojë qytetin në një skenë gjigante artit. Programi i sivjetmë sjell një gërshetim shfaqjesh teatrale, performancash street-art, koncertesh, stand-up komedi dhe punëtori artistike me pjesëmarrjen e trupave nga 10 shtete të botës, përfshirë me vendet si Italia, Franca, Brazili, Spanja e Kanada.
Mbrëmja hapëse u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ku morën pjesë figura të larta shtetërore e lokale, si dhe artdashës të shumtë. Perdeja e festivalit u ngrit me performancën sllovene “Borderless Body”.
Pikat kryesore të programit sipas ditëve:
-
22 Korrik: Shfaqja “Darkness Picnic” (Itali) në Parkun e Universitetit (18:30) dhe “Souvenirs” (Francë) te Teatri i Lumit (21:30).
-
23 Korrik: Performanca “Mission Roosevelt” (Francë) te Shatërvani (20:00) dhe drama “Lysistrata” (Turqi) në hapësirën e ITP-së (21:30).
-
24 Korrik: Drama “Babai” (Maqedoni e Veriut) në teatrin “Bekim Fehmiu” (20:00) dhe koncerti i “Zanat Vocal Ensemble” te Lidhja e Prizrenit (22:00).
-
25 Korrik: Shfaqja eksperimentale “A Scream in the Dark” (Brazil) në ambientet e Burgut të Qytetit (20:30) dhe “Pylli” (Kosovë) te teatri i qytetit (21:30).
-
26 Korrik: Bashkëprodhimi francezo-shqiptar “Mall / Longing” te Katedralja Katolike (20:30), Stand-up komedi te Abi Çarshia (21:00) dhe “Última Planta” (Spanjë) te Lidhja e Prizrenit (21:30).
-
27 Korrik: Mbyllja me performancën “The Body Symphonic” (Kanada-Holandë) te Këndi i Sinan Pashës (21:00)
Aktivitete shtesë & qasja: Më 23 dhe 24 korrik do të mbahet edhe masterklasa e aktrimit “The Guhelli Technique – Emotional Core Acting”. Organizatorët njoftojnë se të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet janë plotësisht falas për të gjithë publikun. /E.A/
Foto: RTKlive
