Kompania Nike njoftoi të hënën se do të shtyjë datën e prezantimit të atleteve të reperit Travis Scott, Air Max 1 x Cactus Jack, si “shenjë respekti ndaj të prekurve nga “Astroworld”. Dhjetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në këtë koncert tragjik.
Atletet do të dilnin në treg më 16 dhjetor. Nga kompania nuk dhanë detaje shtesë rreth bashkëpunimit.
Scott filloi bashkëpunimin me kompaninë Nike në vitin 2017, me lansimin e Air Force 1, sipas Complex./UBTNews