Keith Urban doli në skenë për të performuar disa nga këngët e tij si pjesë e një koncerti të hënën. Dhe gruaja e tij, Nicole Kidman bëri një paraqitje të veçantë përkrah tij në koncertin në Nashville.
Gjatë koncertit, 53-vjeçari njoftoi se do ta nxjerrë në ankand kitaren me të cilën performoi për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për viktimat e përmbytjeve që e goditën shtetin amerikan Tennessee, muajin e kaluar.
Ai nënshkroi në kitarë me një marker të zi. Pastaj e ftoi edhe gruan e tij të nënshkruante në këtë instrument.
Kidman doli në skenë dhe ia dhuroi një puthje para se të kthehej te turma dhe të festonte bashkë me ta.
Nicole dhe Keith u njohën në janar të vitit 2005, pas ndarjes së saj me aktorin Tom Cruise, në vitin 2001. U martuan në qershor të vitit 2006. Kanë dy vajza, Sunday Rose dhe Faith Margaret, dhe festuan 15-vjetorin e martesës në qershor./UBTNews